Trajneri i skuadrës së Juventusit, Massimiliano Alleri ka theksuar se skuadra ka shumë problem me mbrojtjen pasi po pëson shumë gola.

Kujtojmë që bardhezinjtë po ndëshkohen vazhdimisht në këtë kampionat. “Duhet të mbrojmë më mirë, pasi kohët e fundit po pësojmë shumë gola, në çdo ndeshje.


Kjo nuk është normale. Duhet të koordinojmë më mirë veprimet, të mbrojmë më shumë e pësojmë më pak gola. Skuadrat arrijnë të na shënojnë dhe të va vënë në vështirësi, pasi lejojmë rivalët të krosojnë shumë në zonën tonë. Cagliari rrezikoi të na barazojë dy herë, çka do të ishte fatale dhe e vështirë për ta fituar ndeshjen”, tha Allegri.

Previous Next