Skuadra e Milanit do të përballet sonte në mbrëmje përballë Udinezes në një takim tepër delikat.

Kuqezinjtë vijnë në këtë sfidë me moralin e lartë pas fitores ndaj Genoas në mesjave dhe tashmë e shohin veten në vendin e katër në kuotën e 18 pikëve.


Sonte do të kenë një duel delikat pasi do të përballen me Udinezen në transfertë. Friulianët janë të etur për pikë pasi janë vetëm tre pikë larg zonës së rënies dhe kërkojnë me çdo kusht të shmangin humbjen. Trajneri Gattuso pritet të hedhë në fushë një skuadër sulmuese për të marrë tre pikët e radhës. Në rast fitoreje, Milan i afrohet Napolit në tabelë për 3 pikë

Previous Next