Trajneri i skuadrës së Juventusit, Massimiliano Allegri ka theksuar se bardhezinjtë nuk janë skuadra favorite për të fituar në Champions pasi ajo është Barcelona për shkak të stilit të saj të lojës.

“A jam i privilegjuar që drejtoj këtë ekip? Kam kënaqësi të madhe që stërvis Juventus, jemi duke punuar për të arritur objektivin që nuk kemi arritur në katër vite.


Jam në një ekip të madh që mund ta ngrejë trofeun. Por, nuk do të thotë që do ta fitojmë me siguri. Jemi kandidatët. Favorite është Barcelona. Mjafton të shohësh ndeshjet”, tha Allegri.

Previous Next