Ish-ylli i Real Madrid dhe kombëtares së Portugalisë, Luis Figo bëri një krahasim mes Critiano Ronaldos ku ai ka luajtur me kombëtaren dhe brazilianit Ronaldo ku ai ka luajtur me Realin.

"CR7 shënon më shumë me kokë, por të dy janë mbresëlënës.


Cristiano ka jetëgjatësinë në futboll, por mund të them se Ronaldo ishte numri një përpara portës, por të dy janë lojtarë që garantojnë gola. Gjëja më e rëndësishme është t’i vendosësh në pozicion shënimi, pastaj merren vetë ata…”, tha Figo.

Previous Next