Më në fund ka ardhur goli, një realizim çlirues që mund të jetë simboli i një epoke të re për Argjentinën.

Mauro Icardi, sulmuesi dhe kapiteni i Inter-it, ka gjetur golin edhe më kombëtaren. Në ndeshjen e zhvilluar në natën e së mërkurës kundër Meksikës, ka qenë pikërisht numri 9 që ka zhbllokuar ndeshjen në minutat e para.


Një gol i shumëpritur dhe shumë i festuar pas ndeshjes nga vetë sulmuesi. “Goli m ë mungonte, po e prisja dhe jam i lumtur. Për një sulmues nuk është e lehtë të qëndrojë pa shënuar, krijohen shumë zëra. Por tani shpresoj të vazhdoj kështu”, ka thënë Mauro. “Jemi një grup shumë i mirë, mund të përmirësohemi shumë dhe jemi të lumtur me punën e Scaloni, Samuel, Aimar. Më pas i takon federatës të vendosë të ardhmen e tyre, por mund të them se tani ka një klimë në kombëtare që nuk ishte më parë”, ka shtuar argjentinasi. “Tani ndihemi të gjithë mirë, është krijuar diçka e rëndësishme. Unë kam përjetuar edhe situatën që ishte më parë dhe nuk kam parë kurrë lidhjen dhe bashkimin që ekziston tani mes nesh”. Në lidhje me të ardhmen, që mund të jetë pa Messi-n: “Ai është më i miri në botë dhe të gjithë shpresojmë që të kthehet me në, veçanërisht për Kupën e Amerikës”, ka përfunduar Icardi. Ndeshja me Meksikën është fituar 2-0 nga Argjentina, me golin e dytë që është shënuar nga sulmuesi i Juventus, Paulo Dybala.



Previous Next