Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, është shprehur i kënaqur me paraqitjet e yllit të skuadrës së tij, Antoine Griezmann, duke thënë se askush nuk e kupton futbollin më mirë si francezi kur ky i fundit është në formë të mirë.


“Ai është një lojtar i mrekullueshëm, për të cilin çdo ekip që dëshiron të bëhet kampion ka nevojë. Ai e di në mënyrë të përsosur kur një moment është vendimtar dhe ekipi i Francës punon përmes trurit të tij”, ka thënë Simeone për France Football. “Kur ai është në formë të mirë fizike dhe sportive, askush në botë nuk e kupton dhe interpreton futbollin si ai”. Griezmann është një nga 30 futbollistët që janë nominuar për Topin e Artë, pasi që triumfoi me Atletico Madridin në Evropa Ligë, si dhe me Kombëtaren e Francës në turneun e Kupës së Botës në Rusi. Fituesi i këtij çmimi do të bëhet i ditur më 3 dhjetor.

Previous Next