Për Romelu Lukaku-n Teatri i Ëndrrave është kthyer në një skenë makthesh, teksa thatësira e tij përpara portës brenda në shtëpi vazhdon edhe pas ndeshjes me Valencia-n të martën në Champions League. Tashmë kanë kaluar 15 orë, ose më saktë 919 minuta, që prej transferimit 85 mln euro nga Everton dhe herën e fundit që ai ka gjetur rrjetën në Old Trafford ishte ndaj Swansea-t më 31 mars.


Shumë gjëra kanë ndodhur në futboll dhe përtej tij teksa shohim sesi bota ka vazhduar të bëjë hapa përpara që prej herës së fundit që Lukaku ka festuar një gol përpara tifozëve të tij. Ai ka shënuar 11 gola për Belgjikën: Megjithëse këto gola nuk kanë ardhur ndaj kundërshtarëve më të fortë, por Lukaku te Belgjika ka shënuar më shumë se dyfishin e golave me Man United. Lewis Hamilton ka fituar 11 Çmime të Mëdha: Nuk është keq, duke konsideruar se vetëm 25 pilotë të F1 kanë më shumë se 11 gara të fituara në karrierat e tyre. Alexis Sanchez është paguar 13 mln euro: Nëse mund ta marrësh këtë lloj rroge, pse jo! Alexis Sanchez paguhet 400,000 euro në javë megjithëse nuk ka shkëlqyer tek United. 14 ministra janë tërhequr nga Brexit: Lukaku mund të jetë duke vuajtur përpara portës, por të paktën ai nuk duhet të merret me çështje të komplikuara politike. Në Britani, 14 ministra janë tërhequr për shkak të Brexit. Kylian Mbappe ka fituar katër trofe: Mbappe ka fituar Kupën e Ligës në Francë, titullin e Ligue 1 dhe Kupën e Francës. Pa harruar Kupën e Botës që prej marsit të kaluar. 92 milionë fëmijë kanë lindur në botë: Sa prej tyre do të kenë një karrierë të suksesshme në futboll? Sido që t’i shkojë jeta, asnjë prej tyre nuk ka përjetuar një gol të Lukaku-t në Old Trafford.


20 lojtarë kanë shënuar në Old Trafford: 28 gola janë shënuar në Old Trafford që prej golit të fundit të belgut. 12 prej tyre 20 lojtarëve kanë qenë kundërshtarë. Manchester City ka shënuar 83 gola: Teksa sulmuesi i United e ka pasur të vështirë përpara portës, komshinjtë e Man City-t kanë shënuar 83 gola dhe mbase do të arrijnë 100 gola përpara se Lukaku të shënojë golin e radhës në Old Trafford. Real Madrid ka ndërruar tre trajnerë: Zidane ishte trajneri i Los Blancos gjatë marsit. Ai u largua pas fitores së Champions League. Pasardhësi i tij ishte Julen Lopetegui, i cili u zëvendësua nga Santiago Solari për shkak të rezultateve të dobëta.

Previous Next