Neymari e përfaqësoi Brazilin në ndeshjen miqësore kundër Uruguait të premten dhe u pyet nëse do të kthehej në Barcelonë.
Braziliani nuk u përgjigj, por vetëm buzëqeshi, duke i nxitur kështu edhe më shumë spekulimet për të ardhmen e tij.
Gjatë kohës së fundit, kthimi i tij në Barcelonë konsiderohej si i pamundur, por duket se tani kanë ndryshuar, pasi që drejtori sportiv i klubit, Pep Segura, ka thënë se ata do të duhet të vendosin për këtë gjë. “Përkundër ofendimit që na u është bërë, nëse besojmë se duhet të jetë ai patjetër, atëherë do të jetë ai”, ka thënë Sagura për La Vanguardia. Faktori kryesor që ndikon në këtë transferim është dëshira e brazilianit për t’u kthyer në Spanjë dhe Barcelona është në dijeni për këtë gjë. Edhe drejtuesit e klubit edhe lojtarët e dinë se Neymar dëshiron të kthehet, dhe ata janë të lumtur ta bëjnë këtë gjë realitet. Marca ka raportuar se ylli brazilian iu ofrua Barcelonës verën që lamë pas. Por, raportohet se ai i ishte ofruar edhe Real Madridit, pasi që presidenti i klubit, Florentino Perez, është shumë i dhënë pas yllit të Paris Saint-Germainit. Megjithatë, i gjithë ky transferim varet nga PSG-ja dhe duket se ata nuk janë të gatshëm ta shesin yllin e skuadrës së tyre. Nëse Neymari kthehet në Spanjë, atëherë Barcelona do të duhet t’i shpenzojë 222 milionë euro për të.