Për shkak të një problemi muskulor në këmbën e djathtë, mesfushori i kombëtares kroate Ivan Rakitic do të mungojë në ndeshjen që nënkampionët e botës do të luajnë sot ndaj Anglisë.
Lojtari u dëmtua në fitoren 3-2 që Kroacia arriti ndaj Spanjës ditën e enjte në turneun e Nations League dhe nuk do të zbresë sot në fushë.
Por dëmtimi duket se është më i rëndë nga parashikimi, pasi skuadra e Barcelonës, përmes një komunikate për shtyp, ka bërë me dije se lojtari kroati do të mungojë nga 2 deri në 3 javë. “Kemi një zgjatje të muskulit gjysmë-membranoz të këmbës së djathtë”, thuhet në komunikatën për shtyp të klubit “bluagurana”. Një mungesë e rëndësishme si për Kroacinë, në ndeshjen e sotme ndaj Anglisë ashtu dhe për Barcelonën, pasi nuk do të ketë në dispozicion një nga titullarët e saj. Rakitic pritet të humbasë 4 -5 ndeshjet e radhës me Barcelonën, një mungesë e rëndë kjo për trajnerin Valverde.