Zyrtarët e klubit katalanas kanë vendosur të ndërrojnë emrin e stadiumit të tyre.

Barcelona është shumë pranë riemërimit të stadiumit të saj.El Mundo Deportivo shkruan se klubi katalanas është duke mbyllur marrëveshjen me kompaninë Grifols, e specializuar në fushën farmaceutike dhe mjekësore, për vendosjen e një emri të Camp Nou.


Gjithçka po shkon shumë mirë, edhe pse janë disa klauzola e detaje për t’u përcaktuar, por ka shumë optimizëm që njoftimi zyrtar për këtë çështje të bëhet brenda këtij viti. Kompania Grifols është sponsori i Camp Nou, por në tetor të vitit 2017 ajo e mohoi këtë. Pasi rinisi bisedimet në formë sekrete, kjo kompani shihet si opsioni më i mirë për çështjen e modifikimit të emrit të stadiumit, duke lënë pas kompani të tjera të interesuara.

Previous Next