Skuadra e Pep Guardiolas po kalon në një formë të jashtëzakonshme këtë stinor.

Kur edhe një rival i përjetshëm të lavdëron, mund të thuash që je duke bërë mirë. Gary Neville që gjatë karrierës së tij ka luajtur me Manchester United, e sheh rivalin e qytetit si ekipin më të fortë në Angli dhe sipas tij ata nuk mund të krahasohen me asnjë kundërshtar tjetër.


35 pikë në 13 ndeshje për ekipin e Pep Guardiolas, që mbi të gjitha ka edhe një goldallim fantastik prej 40 golash të shënuar dhe vetëm pesë të pësuar. “Pep nuk i vlerëson ndeshjet në atë mënyrë që e bëjmë ne të tjerët”, ka thënë Neville. “Edhe kur skuadra fiton ai u kërkon lojtarëve të përmirësohen dhe të shfaqen më mirë në ndeshjen tjetër”. “Shihet qartë që Guardiola dëshiron të fitojë titullin e dytë radhazi dhe me këto performanca unë nuk shoh ndonjë kundërshtar për Cityn”, ka theksuar ai.

Previous Next