Ish-kampioni olimpik nuk e ka pëlqyer ofertën e skuadrës australiane.

Usain Bolt pasi u largua nga atletika ka vendosur ta testojë veten në futboll. 32-vjeçari ka stërvitur tash e disa muaj me skuadrën Central Coast Mariners, por oferta e tyre për të nënshkruar kontratë, nuk i ka pëlqyer xhamajkanit.


Mariners i kanë ofruar Boltit 95 mijë euro në vit i cili ndonëse nuk ka luajtur kurrë më parë futboll profesionist, e ka cilësuar si shumë të vogël pagën e tyre dhe ka vendosur të largohet. Tani Bolt është i lirë për të biseduar me klube të tjera dhe pritet që shumë shpejt të arrijë një marrëveshje me ndonjë skuadër.

Previous Next