Paris Saint Germain ka mposhtur skuadrën e Lille me rezultatin 2:1.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e 12-të në Ligue 1 të Francës. Me këtë fitore, Paris Saint Germain bëhet skuadra e parë në top 5 ligat e futbollit evropian që fiton 12 ndeshjet e para të sezonit.


Golat në këtë takim u realizuan nga dyshja e mrekullueshme Kylian Mbappe – Neymar. Mbappe realizoi i pari në minutën e 70’, kurse Neymar vulosi fitoren në minutën 84’ të takimit (2:0). Krejt çka mysafiret treguan ishte goli nga penalltia në minutën e 90′. PSG tashmë numëron 36 pikë, e vetme në krye të tabelës së Ligue 1.

Previous Next