Mattia Caldara ka bërë me dije se ai nuk do të mund të rikthehet deri në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

Mbrojtësi italian ka thënë se ai nuk dëshiron të ngutet me lëndimin e tij, pasi ai mund të përsëritet. “Do më marr kohë disa muaj”, ka thënë Caldara për Calciomercatoëeb, “Nuk dua të shpejtoj, pasi lëndimi mund të më përsëritet.


“Natyrisht se unë dua të luajë, mirëpo nuk dua të ngutem rreth lëndimit tim, pasi mund ta pësoj sërish, andaj dua të rikuperohem plotësisht. “Shkurti? Mendoj se do të kthehem atëherë. Ne ende nuk e dimë kohën, por aty diku”, ka shtuar më tej mbrojtësi italian.

Previous Next