Ish-trajneri i Djajve të Kuq, rrëfen bisedimet që ka pasur me mesfushorin gjerman.

Toni Kroos ka qenë shumë pranë transferimit nga Bayern Munich te Manchester United në vitin 2014.David Moyes që drejtonte klubin anglez atë kohë, kishte indentifikuar Kroosin si një nga objektivat e tij atë verë, por me ndërhyrjen e Real Madridit, gjithçka dështoi.


“Toni Kroos u pajtua me mua që të vinte në Manchester, unë e takova atë me gruan e tij dhe ne ramë dakord kur ai ishte te Bayerni”, tha ai. Në vend të këtij transferimi, gjermani u transferua në Madrid dhe që prej asaj kohe është kthyer në një nga mesfushorët më të mirë në botë.

Previous Next