Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë dhe skuadrës së Sunderlandit, Lorik Cana ka folur për kohën kur ishte pjesë e Premier Ligës.

Futbollisti shqiptar është përballur me shumë yje gjatë kohës kur ishte pjesë e Sunderlandit, por e ka vlerësuar si më të vështirin Emile Heskeyn.


“Të tregohem i sinqertë, kur isha në formë, në aspektin fizik nuk kisha kundërshtarë superiorë. Më pas pata një problem në gju dhe skuadra vuajti gjatë janarit.

U vura përballë disa lojtarëve të mëdhenj, si Lampard dhe Gerrard, por të jem i sinqertë kundërshtari më i fortë me të cilin kam hequr keq, madje dhe në aspektin fizik, ka qenë Emile Heskey. Ai ishte jashtëzakonisht i fortë, i tmerrshëm. Mora karton të kuq atë natë, për dy kartonë të verdhë, u mundova ta shtyja Heskeyn dhe e pata të pamundur, ishte shumë i fuqishëm”, ka thënë Cana.


Previous Next