Momentet e vështira për Real Madrid janë rikthyer.

Eibar ka shënuar fitoren më të rëndësishme të sezonit në La Liga, duke e mundur në shtëpi skuadrën e Real Madrid me rezultat 3:0.


Rezultatet zhgënjyeses për Real Madrid janë rikthyer, që pëson humbjen e pestë sezonale në La Liga.

Escalante në minutën e 16’ kaloi vendasit në epërsi 1:0. Fillimi i pjesës së dytë solli edhe golin e radhës nga Eibar, që dyfishoi epërsinë përmes Enrich. Në minutën e 57’, Real Madrid pa veten të dorëzuar, kur Kike shënoi për Eibar, për rezultatin 3:0. Kjo është humbja e parë e Santiago Solarit në krye të Real Madrid, që me 20 pikë renditet në vendin e gjashtë në La Liga.


Previous Next