Tri skuadra nuk njohin humbje deri me tash në Premier League, të paktën në 11 javët e para.

Manchester City ka 9 fitore, 2 barazime, Chelsea e Liverpooli janë me nga 8 fitore e 3 barazime. Chelsea në vatër të vet arkëtoi tri pikë domethënëse, pasi që e mposhti me rezultat 3:1 Crystal Palacen.


Futbollisti Alvaro Morata ka qenë në formë të mirë dhe me dy gola e tij ka qenë prej më të dalluarve për fitoren e madhe të të kaltërve. Golat për Chelsean i realizuan Morata (32' e 65') dhe Pedro (70') dhe për Crystal Palacen Towbnsend (53'). Manchester City prinë me 29 pikë, ka dy më shumë se Chelsea dhe Liverpooli që renditen në vend të dytë përkatësisht të tretë.

Previous Next