Kampioni në fuqi Manchester City e ‘bombardoi’ me gola Southamptonin, duke i shkaktuar debakël me rezultat 6:1, në kuadër të javës së 11-të të Premier League.

Southampton nuk ka pasur fuqi t’i rezistoi rivalit në ‘Etihad’.


Trajneri i Cityt Pep Guardiola është i kënaqur me lojën e djelmoshave të tij dhe që deri me tash nuk kanë pësuar asnjë humbje (9 fitore e 2 barazime). Hoedt (6'), Aguero (12'), Sukva (18'), Sterling (45+2' e 67'), Sane (90+1') shënuan për Cityn dhe Ings (30') për Southamptonin. Manchester City udhëheq kreun me 29 pikë, dy më shumë se Liverpooli, kurse Southampton është i 16-ti me 7 sosh.

Previous Next