Manchester United duket se po humbet një betejë tjetër të rëndësishme pasi po bëhet gjithnjë e më e pasigurt se në verë do të mbeten pa portierin e shkëlqyer spanjoll.

David de Gea, njëri nga portierët më të mirë botërorë, po i afrohet gjithnjë e më shumë largimit nga Old Trafford dhe kalimin në Paris Saint-Germain.


Kampioni i Francës është gati për pranojë spanjollin në radhët e veta për një pagë javore prej 340,000 euro, që do të thotë se portieri i Spanjës në vit do të fitojë rreth 17.700.000 euro. De Gea për disa muaj refuzon të zgjasë kontratën me klubin, kështu që lehtë mund të ndodhë të largohet duke pasur parasysh se kontrata e tij skadon në qershor, transmetojnë mediat britanike.

Previous Next