Eden Hazard ka përjashtuar një lëvizje në Paris Saint-Germain, por ka pranuar se mund të largohet nga Chelsea verën e ardhshme.

Ai ka qenë i lidhur me një largim nga ‘Stamford Bridge’ para Kupës së Botës, ku Real Madridi shpesh raportohej si një mundësi.


Hazard ka shprehur interesin e tij për t'u bashkuar me kampionët e La Ligës në të kaluarën, edhe pse Chelsea ka refuzuar çdo përpjekje për largimin e tij deri më tash. Në një intervistë për Canal+, Hazard pranoi se ka pasur kontakte me kampionin francez, por ai ka mohuar të ketë pasur interesim të kalojë në radhët e PSG-së. "Ka pasur kontakte në të kaluarën me PSG. Por, unë nuk kam provuar. Nëse një ditë kthehem në Francë, atëherë do të jem në Lille”, tha ai. Hazard ka mohuar se do të jetë në listën e transferimeve në afatin kalimtar të janarit, por gjithashtu ishte i kujdesshëm që të mos përjashtojë një ndryshim në të ardhmen, edhe pse ai vuri në dukje se gjithashtu mund të qëndronte në Londër.

"Për momentin, siç thashë, qëndroj në Chelsea. Unë kam edhe një vit sipas kontratës time. Nuk mund të largohem në janar për shkak të klubit dhe mbështetësve. Do të jetë e mundur në verë, por është gjithashtu e mundur të qëndroj gjithë karrierën time në Chelsea", tha sulmuesi i njohur.


Previous Next