Didier Drogba ka zbuluar favoritin e tij për ta fituar Topin e Artë.

Didier Drogba u pensionua para pak ditësh nga futbolli, mirëpo ai ka zbuluar lojtarin e tij të preferuar për ta fituar Topin e Artë.


Legjenda e Chelseas ka thënë se Cristiano Ronaldo e meriton plotësisht ta fitojë Topin e Artë.

“Do të ishte mirë të shihja Kylian Mbappe të fitonte Topin e Artë”, ka thënë fillimisht Drogba.

“Por, Ronaldo është ende këtu, ai është ende një makinë”. “Ai ka fituar të gjitha trofetë e Ligës së Kampionëve në vitet e fundit, ka ndryshuar kampionatin për të shkuar në Juventus, ku ai tashmë po shkëlqen. Ky njeri është i pabesueshëm”, ka shtuar më tej legjenda nga Bregu i Fildishtë.


Previous Next