Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar ngritje për 33 pozita në renditjen e re botërore të publikuar nga faqja eloratings.net. Falë suksesit në Ligën e Kombeve, njëherit ecurisë impresive gjatë vitit 2018 (9 ndeshje, 7 fitore dhe asnjë humbje), Kosova tashmë në këtë renditje është ngitur për 33 pozita.


Në renditjen e re, Kosova tashmë është sipër kombëtareve të njohura, siç janë Azerbajxhani e Armenia. Armenia gjendet 12 pozita prapa Kosovës, në pozitën e 96-të, në renditjen e re të ‘World Football Elo Ratings’.

Kurse, kundërshtari i Kosovës në grup në Ligën e Kombeve, Azerbajxhani, është në pozitën e 105-të në këtë renditje. Kosova me Azerbajxhanin kishte barazuar në takimin e parë të zhvilluar në Baku, kurse në ‘Fadil Vokrri’ e mposhti bindshëm, 4:0.Malta ndërkaq, kundërshtari tjetër i Kosovës në grup, renditet shumë më poshtë, në pozitën e 168 në këtë ranglistë. Sipër Kosovës është Shqipëria që radhitet në pozitën e 80-të, por që ka rënë për 21 pozita në renditje.Më lartë se Kosova renditen edhe ekipe kombëtare jo aq të forta, si Bolivia, Siria, Uzbekistani, e Hondurasi.


Renditjen e plotë e gjeni KËTU

Previous Next