Didier Drogba, njëri nga sulmuesit më të mirë në histori të Premierligës, është pensionuar dje nga futbolli.

Sulmuesi ka thënë se në të ardhmen ai mund të aktivizohet si trajner i ndonjë skuadre. Por, ai është pyetur edhe për mbrojtësin më të mirë që ka luajtur përball tij.


“Është e vështirë për mua të them se cili ishte mbrojtësi më i mirë, sepse zakonisht kam luajtur kundër dy mbrojtësve njëherësh. Dyshja më e mirë mund të them se ishin Vidic – Ferdinand” ka thënë Drogba.

“Dy të tjerët që ishin tejet të vështirë ishin Carles Puyol dhe Gerrard Pique” ka vazhduar ish sulmuesi. Por, i nxitur për të përmendur vetëm një emër, ai ka thënë: “Mendoj Pique, sepse përballjet tona ishin tejet të vështira.” Drogba ishte transferuar tek Chelsea në vitin 2004, skuadër me të cilën arriti sukseset më të mëdha në karrierën e tij.


Previous Next