Ka përfunduar edhe kryendeshja e xhiros së 13-të në La Liga, ndërmjet Atletico Madrid dhe Barcelona.

Skuadrat u ndanë baras, me rezultatin 1:1. Pjesa e parë përfundoi pa gola dhe nuk tregoi ndonjë rast të mirë për asnjërën skuadër, megjithëse loja kishte rrjedhojë të shpejtë.


Pjesa e dytë ishte diçka më e hapur se e para dhe të dy skuadrat filluan të rrezikojnë njëra tjetrën. Goli vonoi deri në minutën e 77’ të takimit, kur Diego Costa realizoi për 1:0.

Gjithçka erdhi nga një goditje nga këndi, ku Ter Stegen ishte konfuz në daljen e tij dhe ky gabim nuk iu fal nga Costa. Krejt në fund, ishte i shumë kritikuari Ousmane Dembele, i cili erdhi nga banka rezervë dhe barazoi rezultatin në minutën e 90′. Me këtë barazim Barcelona ruan kreun me 25 pikë, një më shumë se Atletico me 24. Kujtojmë se kjo është ndeshja e dytë e Barcës radhazi në La Liga pa fitore, pas asaj 3:4 kundër Real Betis.


Previous Next