Empoli nuk ka pritur më! Ekipi i mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Frederic Veseli, ka shkarkuar trajnerin Aurelio Andreazzoli.

Së bashku me numrin një të stolit janë larguar dhe ndihmësit e tij të stafit teknik.


Një vendim i pritshëm ndaj teknikut Andreazzoli pas humbjes 5-1 ndaj Napoli-t. Në fakt, Carlo Ancelotti tha pas ndeshjes se ekipi i Empol-it kishte luajtur më mirë. Skuadra italiane me në krye Andreazzolin ka 11 ndeshjet e fundit pa fitore në të gjitha kompeticionet. Ai e lë ekipin në vendin e 18-të me vetëm 6 pikë të grumbulluara. Nga krahu tjetër, Empoli dha dhe një tjetër njoftim të rëndësishëm. Shqiptari Kleis Bozhanaj është zyrtarisht pjesë e italianëve. Me anë të një njoftimi në twitter bëhet me dije, se mesfushori me tipare sulmuese ka marrë ftesën nga trajneri Alban Bushi. Bozhanaj e ka nisur karrierën në Shqipëri më pas ka kaluar në kampionatin italian të futbollit.


Previous Next