Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez dëshiron të blejë një sulmues të ri gjatë janarit dhe ka etiketuar dy lojtarë nga La Liga.
Mariano Diaz vazhdon të sjell dyshime te Real Madridi për potencialin e tij dhe që nga rikthimi nga Lyoni nuk ka bindur aspak.
Për këtë, presidenti Perez pritet të kthehet në tregun e transferimeve gjatë Vitit të Ri për të rritur cilësitë në sulmin e tyre. Sipas gazetës spanjolle Sport, numri 1 i Real Madridit do të kërkojë të nënshkruajë me një sulm vendor – pa dhënë shifrat të madha parash. Të dy objektivat e Perezit dhe Real Madridit janë brenda kampionatit spanjoll, La Liga, dhe priten oferta për ta gjatë janarit. Sulmuesi i Espanyolit, Borja Iglesias dhe Maxi Gomez i Celta Vigos janë shfaqur lart në agjendën e drejtuesve mbretëror. Qendërsulmuesi i PSG-së, Edinson Cavani, është gjithashtu duke u konsideruar, edhe pse vlerësimi i tij konsiderohet si tepër i lartë për afatin e janarit. Në anën tjetër, agjenti i Radamel Falcaos e ka ofruar klientin e tij vet tek klubi i madh spanjoll.