Aventura te Barcelona po kthehet në makth për Ousmane Dembelé.

Sipas të përditshmes katalane Sport, sulmuesi francez, i lënë jashtë skuadrës nga Valverde për ndeshjen me Betisin, ka marrë një ultimatum nga drejtuesit e klubit: ose duhet të ndryshojë qëndrim, ose do të përjashtohen nga organika për ndeshjet e ardhshme.


Arsyeja? Trajnerit Valverde, por edhe senatorëve të ekipit, u ka ardhur në majë të hundës nga sjellja e kampionit të botës. Dembelé, që synohet nga Liverpooli në merkaton dimërore, e ka patur shumë të vështirë për t’u përshtatur me ambientin në kryeqendrën e Katalunjës, ku madje është akuzuar nga qiradhënësi se nuk ka paguar 20 mijë euro qiranë e banesës dhe se ka shkatërruar mobiljet. Një sjellje vërtet e çuditshme nga futbollisti që i ka kushtuar Barcelonës një shumë të majme parash, pikërisht për të zëvendësuar të larguarin Neymar. Dembele deri në këto momente jo vetëm që nuk i ka përmbushur pritshmëritë, por është shndërruar një problem më shumë me qëndrimet e tij aspak korrekte.

Previous Next