Trajneri i Milanit ka folur në prag të ndeshjes së sotme.

Gennaro Gattuso nuk dëshiron asnjë befasi të pakëndshme kundër Duddelange. Trajneri i Milanit, në konferencën për shtyp para sfidës së vlefshme për Ligën e Evropës, tha se kundërshtari nuk duhet nënvlerësuar në asnjë mënyrë, pavarësisht gjithçkaje.


“Në letër jemi më të fortë, por ata dinë të luajnë futboll dhe e bëjnë këtë gjë si një skuadër”, tha Gattuso. “Nuk duhet të harrojmë se në takimin e parë, e patëm shumë të vështirë të shënonim. Duhet të jemi të vëmendshëm, por nuk ka asnjë rezultat tjetër të pranueshëm përveç fitores”. Milani ka shtatë pikë në katër ndeshje të zhvilluara këtë sezon në Ligën e Evropës dhe me një fitore sot bën një hap të madh drejt kualifikimit në raundin tjetër.

Previous Next