Vazhdojnë paqartësitë rreth finales së dytë të Kupës Libertadores.

Pas incidenteve të rënda kur u sulmua autobusi i Boca Juniorsit në hyrje të stadiumit Monumental, nga tifozët e River Plate dhe si rrjedhojë u shty sfida e finales së Kupës se Libertadores, përballja mes dy klubeve është zhvendosur tashmë nëpër zyra.


Kjo pasi dy klubet, në bashkëpunim edhe me CONMEBOL, kanë vendosur paraprakisht që sfida të luhet më 8 ose 9 dhjetor, në një stadium jashtë Argjentinës, por drejtuesit e dy skuadrave janë përfshirë edhe në polemika në distancë, gjatë orëve të fundit. Boca nuk dëshiron që ndeshja të zhvillohet dhe kërkon ta fitojë takimin 3-0 në tavolinë. Në anën tjetër, Rodolfo D’Onofrio, president i River Plate i ka bërë thirrje kundërshtarëve të mbajnë fjalën dhe të hyjnë e të luajnë në fushë. “Mjaft u morët me fjalë. Duhet të vini për të luajtur si burrat. Duhet të mbani fjalën që na e keni dhënë dhe të luani futboll, qoftë edhe sikur të shkojmë për të luajtur në hënë”, deklaroi D’Onofrio, në një mesazh për klubin rival.

Previous Next