Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs, beson se Jose Mourinho ka aftësitë për të kthyer skuadrën në rrugën e drejtë.

Ai beson se shkarkimi i trajnerit portugez nuk do të sillte asnjë ndryshim në situatën e krijuar.


“Nuk shoh ndonjë arsye pse duhet shkarkuar trajneri në këtë pikë. Nuk do të ndryshonte asgjë” ka thënë Giggs për “Sky Sport News”. “Të gjithë e dijmë se çfarë trajneri i suksesshëm ka qenë ai gjatë viteve. Mendoj se stabiliteti që na mungoi gjatë viteve të fundit, do të përmirësohet nga ai” ka vazhduar uellsiani. “Është e vërtetë që rezultatet duhet të përmirësohen, por këtë duhet ta bëjnë lojtarët dhe jo trajneri” ka përfunduar Giggs. Giggs është prej pak njerëzve që po e përkrahin Mourinhon në situatën aktuale të Manchester United.

Previous Next