Portieri i Barcelonës, Marc Andre ter Stegen, i bëri gjithsej 24 pasime gjatë ndeshjes kundër Atletico Madridit, një pasim më shumë se ylli i klubit madrilen dhe kandidatit për Topin e Artë, Antoine Griezmann.


Të shtunën u ndeshën këto dy klube, Barcelona dhe Atletico Madridi dhe pikët e ndeshjes u ndanë pasi që Ousmane Dembele arriti të shënojë në pjesën e fundit të ndeshjes golin e barazimit.

Megjithatë, një statistikë që ka marrë vëmendjen e tifozëve të dy klubeve dhe mediave spanjollë është ajo që tregon se Ter Stegen e kishte bërë një pasim më shumë se Griezmann gjatë kësaj ndeshje (24 me 23). Aftësia e Ter Stegenit për të luajtur me këmbë është një aftësi që e dallon atë nga shumë portierë të tjerë, përfshirë këtu edhe portierin e ekipit kundërshtar, Jan Oblak, i cili i bëri vetëm katër pasime gjatë gjithë ndeshjes. Që të dy këta portierë janë përmendur këtë sezon si dy nga portierët më të mirë në botë, për shkak të paraqitjeve që i kanë bërë për klubet e tyre.


Previous Next