Atletico Madrid të mërkurën mbrëma ka shënuar një fitore tjetër në Ligën e Kampionëve, duke e mundur 2:0 Monacon.

Me këtë fitore, skuadra e Diego Simeones ka konfirmuar vendin e parë në grup, duke kaluar në fazën e eliminimit direkt.


Por, ngjarja kryesore në ‘Wanda Metropolitano’ u zhvillua pak minuta para fillimit të ndeshjes. Rolin kryesor në këtë ngjarje e luajti sulmuesi Antoine Griezmann, me një fëmijë që se njihte por që me protokoll duhej t’i qëndronte afër në rreshtimin e lojtarëve. Antoine Griezmann derisa po intonohej himni i Ligës së Kampionëve, u ulë në gjunjë për t’ia lidhur lidhëzat fëmijës entuziast. Përveç që kjo video u bë viral, pamjet treguan edhe madhështinë njerëzore të Griezmann.


Previous Next