Në Angli ende nuk mund të përshtaten me humbjen e Liverpool-it në Paris, e cila mund ta lërë jashtë Champions-it finalistin kompeticioni në edicionin e kaluar.

Së pari ishte trajneri Jurgen Klopp, ai që kritikoi “teatrin” e Neymar dhe gjykimin e kryesorit polak, por më i ashpër është treguar Jamie Carragher.


Ai e ka shfryrë dufin në mikrofonët e “Viasport”. “Ishte shumë zhgënjyese, – tha ish-lojtari i Liverpool-it. – Ishte e turpshme të shihje Neymar sesi simulonte. Nëse ai vazhdon kështu gjatë gjithë karrierës, do të mbahet mend vetëm për këtë, në vend që të jetë një lojtar i madh, – vazhdoi Carragher, dukshëm i mërzitur. – PSG është një ekip i madh, me disa lojtarë të mëdhenj, dhe nuk ka nevojë të përdorë këto taktika. Nuk e di se si ata do të kthehen e të bisedojnë me familjet dhe gratë e tyre”.

Previous Next