Barcelona ka fituar me një përmbysje të çmendur ndaj Vallecanos në minutat e fundit me rezultatin 2-3 në "Campo de Futbol de Vallecas".

Suarez zhbllokoi shifrat që në minutën e 11', dhe gjithçka u duk shumë e lehtë për katalanasit, por Pozo dhe Garcia, respektivisht në minutat 35' dhe 57' përmbysen rezultatin ndaj Barcelonës.


Gjithsesi, tentativat e Barcelonës ndaj portës së Vallecanos nuk reshtën, edhe pse goli i barazimit erdhi vetëm në minutën e 87' me anë të Dembeles. Suarez bëri edhe kthesën e madhe, në minutën e 90', teksa shënoi golin e tretë. Me këtë 3 pikësh, Barcelona shkon në kuotën e 24 pikëve, ndërsa Atletico mbetet në 20 pikë, pas barazimit 1-1 ditën e sotme në transfertë ndaj Leganes.

Previous Next