Që Sergio Ramos nuk po kalon një periudhë të mirë, kjo është e qartë.

Kapiteni, një simbol i klubit madrilen, nuk po bën një sezon të mirë dhe gabimet e tij janë të shumta. Edhe vetë spanjolli nuk është i qetë, siç u dëshmua edhe tek topi që i dhuroi kundërshtarit një javë më parë në ndeshjen kundër Barcelonës.


Por nga ajo që thuhet në Angli, problemet e ish-lojtarit të Sevillas nuk përfundojnë këtu. Sipas “Daily Star”, brenda klubit është dikush që mendon se Sergio Ramos sjell përçarje në ekip dhe se prezenca e tij në dhomat e zhveshjes krijon probleme. Kjo është ajo çfarë raportohet nga Ian McGarry, konsulent i futbollit dhe komunikacionit, në sajtin e “The Transfer Window”. Gazetari citon se brenda Realit është dikush që e sheh mbrojtësin si një gjë negative për klubin. “Dikush që ka një rol shumë të lartë te Real Madrid më tha diçka në ditët e fundit kur isha në Spanjë. ‘Ramos është kancer në ekip dhe duhet të largohet’. Kjo është një situatë shumë, shumë serioze. Si kapiten, si ikonë e ekipit, do të jetë shumë e vështirë ta largojnë. Por unë mendoj se tashmë vendimi është marrë, nëse do të qëndrojë vetëm për pjesën e mbetur të sezonit apo deri vitin e ardhshëm, Ramos duhet të ikë sa më shpejtë nga ekipi”. Por ku qëndron problemi? Ndikimi i lojtarit në vendimet e klubit është bërë i pakontrollueshëm, duke parë edhe ndërhyrjen e tij në mundësinë për të marrë Antonio Conten në detyrën e trajnerit. Sipas McCarry, lamtumira do të ishte e nevojshme “për të lejuar cilindo trajner që do të vijë në “Bernabeu”, që të ketë shansin për të menaxhuar grupin dhe lojtarët e Realit në mënyrën që ai e gjykon më të përshtatshme”. Diçka që Lopetegui ndoshta nuk e kishte.


Previous Next