Skuadra e Jurgen Klopp ka pësuar humbjen e dytë në fazën e grupeve.
Befasia e mbrëmshme ishte humbja e Liverpoolit në Beograd nga Crvena Zvezda me rezultat 2-0 që tani ia komplikon punët skuadrës angleze për të kaluar grupin. Por ajo që shqetëson më shumë është ecuria negative në ndeshjet që Liverpool i luan jashtë shtëpisë.
Për herë të parë në histori, The Reds humbasin tre takime radhazi jashtë Anfield Road, që është një rekord negativ për ta. Fillimisht humbja nga Roma në gjysmëfinale të edicionit të shkuar, më pas disfata e këtij sezoni nga Napoli dhe kjo e mbrëmshmja nga Zvezda. Liverpooli ka gjashtë pikë pas katër ndeshjeve të luajtura në këtë sezon të Ligës së Kampionëve.