Mediat italiane vazhdojnë të raportojnë se negociatat mes Zlatan Ibrahimovicit dhe Milanit për kthimin e suedezit në Itali janë duke shkuar shumë mirë.

Sulmuesi suedez ka kontratë me klubin nga MLS-ja, LA Galaxy, por muajin e ardhshëm mund ta vizitojë Milanon për ta kompletuar transferimin, pasi Galaxy dështoi të kualifikohej në play-off.

Sipas Corriere della Serra, Tuttosport dhe mediave tjera italiane, Ibra është i gatshëm të kthehet në Milan, klub për të cilin i shënoi 56 gola nga viti 2010 deri më 2012. Propozimi thuhet të jetë kontratë gjashtëmujore me opsion për edhe një sezon tjetër, 2019-20. Megjithatë, Tuttosport pohon se suedezi këmbëngul për kontratë 18 mujore. Paga e Zlatanit besohet se mund të jetë 1.5 milion euro në sezon, ndërsa pjesa tjetër mbulohet nga sponsorët personal të tij.

Previous Next