Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic e konsideron cilësinë e Premier Leagues si të mbivlerësuar, megjithatë ai është i kënaqur që paraqitjet e tij me Machester United e ndihmuan për të heshtur kritikët.

Suedezi kaloi në Old Trafford në verën e vitit 2016 duke vazhduar fitimin e trofeve që e kishte nga Holanda, Italia, Spanja dhe Franca. Ardhja e tij në Angli si një transferim i lirë vuri në pikëpyetje suksesin e tij në këtë ligë pasi atëkohë ishte 35 vjeç, por kjo nuk e pengoi atë dhe arriti të shënojë 28 gola në të gjitha garat nën urdhrat e Jose Mourinhos.


“Më pëlqente Liga Premier. Kam gjetur shumë motivues dhe shumë emocionues. Ajo merr shumë vëmendje, edhe pse ndjehem se cilësia është paksa e mbivlerësuar – cilësia individuale, pjesa teknike”, ka thënë ylli suedez. Ibra ndjen se ai do të kishte edhe më shumë ndikim në Angli, nëse do të transferohej më herët në këtë ligë.

Previous Next