Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher ka treguar se ai ka biseduar me Xherdan Shaqirin para derbit të tij të parë te qytetit Duket se sulmuesi i Kosovës do të startojë të dielën në ndeshjen e Premier Ligës në Anfield.


Kjo do të jetë ndeshja e parë e Shaqirit në derbi për të cilën Carragher kishte një fjalë me të pas humbjes 2-1 të mërkurën kundër Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve. “E kam tërhequr Shaqirin nga miks zona në Paris për të biseduar me të”, tha Carragher për “All Together Now', emision për Evertonin. “Ai erdhi andej dhe i thashë: ‘tung’: ‘Është derbi të dielën dhe ju duhet të fitonte, duhet të fitonit’. Ai me tha: ‘Po e di”. “Shaqiri do të luajë 100 për qind këtë ndeshje. Mendoj se Klopp do të luajë në sistemin 4-2-3-1 me Shaqirin në anën e djathtë. Shaqiri i ka shtuar një gjë ndryshe lojës së Liverpoolit”. Me Jordan Hendersonin e suspenduar, Carragjer po ashtu shpreson që Jurgen Klopp ti jep hapësirë Naby Keitas në mesfushë. 52 milionëshi i Liverpoolit nuk ka startuar asnjë ndeshje që nga mesi i shtatorit. “Dëshirojë që ta shoh Keitan në fushë”, shtoi Carragher. “Ishte menduar se ai do ta bënte dallimin e madh në mesfushë por ne kemi parë vetëm pak shënja nga ai deri me tani”. “Ju duhet ta keni atë në ekip, kemi paguar shumë para për këtë lojtar. Klopp e njeh atë nga Gjermania. Dëshirojë që ta shoh atë me të dhe të shikojë çfarë do të bëj ai. Keita i jep më shumë energji dhe ritëm lojës me vrapimet e tij të shpejta”.


“Mendoj që do të jetë një ndeshje e vështirë për Liverpoolin në kuptimin për ta thyer mbrojtjen e Evertonit. Do të jetë një ndeshje e fortë por Liverpool janë po ashtu të fortë në mbrotje”.

Previous Next