Trajneri francez është larguar nga Real Madridi në verë.

Zinedine Zidane ka zgjedhur të pushojë për një kohë derisa të gjejë një skuadër të re.Legjenda e Real Madridit, u largua pas përfundimit të stinorit të shkuar, ndonëse për tre vjet rresht kishte arritur të fitonte Ligën e Kampionëve me “Los Blancos”.


Djali i trajnerit, Enzo ka konfirmuar që Zizou shumë shpejt do të marrë nën drejtim një ekip të ri. “Të gjithë e dimë se babi im e dashuron futbollin”, theksoi ai. “Besoj që shumë shpejt do ta shohim nën drejtimin e një skuadre”. “Aktualisht ai është duke pushuar, pasi i duhej një periudhë jashtë futbollit”. “Ndonëse të menaxhosh Real Madridin është gjë e bukur, kërkohet shumë angazhim dhe nuk është aspak e lehtë”, përfundoi Enzo. Për Zidane flitet se mund të ulet në stolin e Bayern Munich, në rast të shkarkimit të Niko Kovaç.

Previous Next