Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte ka një mundësi të jashtëzakonshme për t’u kualifikuar në fazën e play-offit të Nations League.

Kosova do të takohet sonte me Azerbejxhanin me fillim nga ora 20:45, në kuadër të ndeshjes së fundit të grupeve të Ligës së Kombeve.

Vlen të theksohet se Përfaqësuesja e Kosovës në futboll mund të kualifikohet në play-off të Ligës së Kombeve me barazim apo fitore, kurse Azerbejxhanit i duhet vetëm fitorja për të kaluar tutje. Në rast se Kosova e zë vendin e parë në grup, atëherë do të fitojë një shumë të madhe të parave. Kosova do të fitojë 750 mijë euro në rast se fiton grupin D. Kuptohet, kjo shumë to ti shtohet shumës prej 750 mijë Eurove që Kosova do të merr nga UEFA vetëm për pjesëmarrje në këtë garë, që i bie që shuma e përgjithshme që mund të inkasojë FFK nga UEFA është 1,5 milionë Euro. Skuadra e Bernard Challandes do të mund të takohet në gjysmëfinale me Maqedoninë dhe Gjeorgjinë. Në rast të fitores, Kosova do të përballet me Maqedoninë jashtë shtëpisë, kurse në rast të barazimit kundërshtari i Kosovës do të jetë Gjeorgjia. Në rast se ndodh e papritura (humbja), atëherë Kosova do të mbetet në Ligën D.

Previous Next