Mbrojtësi francez nuk ka më vend në skuadrën e parë të Topçinjve.

Laurent Koscielny pritet t’i jap fund aventurës me Arsenalin dhe në janar të gjejë një skuadër të re.


33-vjeçari nuk bënë më pjesë në planet e trajnerit Unai Emery, i cili ia ka bërë me dije se mund të kërkojë skuadër të re.

Për francezin tani ka shprehur interesim Aston Villa, e cila luan në Championship dhe me ardhjen e Koscielnyt synon të krijojë një skuadër të denjë për të luftuar që të kthehet në Premier Ligë. Koscielny është pjesë e Arsenalit që nga viti 2010, por lëndimet e shumta në vitet e fundit ia kanë pamundësuar atij të luante rregullisht me Topçinjtë.


Previous Next