Trajneri portugez insiston që të blejë ndonjë lojtarë për fazën e mbrojtjes.

Manchester United nuk e ka nisur mirë sezonin e ri dhe një prej problemeve kryesore është faza e mbrojtjes.


Prandaj Jose Mourinho, ka kërkuar nga drejtori menaxhues i Manchester United, Ed Woodward, që t’ia sjell një qendërmbrojtës në skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas ESPN, “The Special One”, ka përzgjedhur tre emra dhe e dëshiron me çdo kusht njërin prej tyre në skuadër. Që të tre lojtarët luajnë në Serie A të Italisë dhe bëhet fjalë për Milan Skriniar të Interit, Alessio Romagnoli të Milanit dhe Nikola Milenkoviq të Fiorentinës.

Përveç mbrojtjes, Mourinho dëshiron edhe një sulmues që do të mund të zëvendësojë Romelu Lukakun i cili nuk po kalon formë të mirë.


Previous Next