Driton Ramadani, gazetar i mirënjohur sportiv, e ka imagjinuar një intervistën me legjendën e futbollit shqiptar, të ndjerin Fadil Vokrri.
Vokrri: Kjo fitore i kushtohet te gjithë atyre që kontribuan deri me sot.
Zotëri kryetar Vokrri sot Kosova shënoi një fitore për të hyrë në histori ? Vokrri: Me lejoni që në fillim të falënderojë të gjithë futbollistët që na sollën këtë emocion. Ka kohë që po e kërkojmë këtë lojë. Me këtë po dëshmojmë që jemi ekip i fort dhe që moti e kemi merituar që të jemi në gara ndërkombëtare por me gjithë atë kur nuk është vonë. Zotëri Vokrri një fitore para një publiku që ishte në mbështetje të reprezentacionit tonë. Vokrri: Ndihem shumë krenar që lojtarët tanë po na shpërblejnë me një lojë të mirë. Me lejoni të falënderojë publikun që në çdo ndeshje në minutën e 9 me rikujtojnë. Nga kjo botë tjetër së bashku edhe me shumë të ndjerë të tjerë e përcollën këtë takim. Jam i bindur që të gjithë kanë një mendim që të gjitha këto rezultate pozitive ju dedikohen të gjithë atyre që kontribuuan për këtë të arritur. Këtë deklaratë me lejoni ta përfundojë me vargjet e Ali Podrimës. Unë, Biri Yt, Kosovë Unë, biri yt, Kosovë t'i njoh dëshirat e heshtura, t'i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj, t'i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet, t'i njoh lindjet e bardha, caqet e tuka të kulluara; ta di gjakun që të vlon në gji, dallgën kur të rrahë netëve t'pagjumta e të shpërthej do si vullkan:- më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë. Unë biri yt P.S do të kisha dëshira qe kjo intervistë të ishte reale.