Futbollisti brazilian mund të largohet nga Chelsea në fillim të vitit të ri.
Barcelona është në telashe të mëdha në repartin e mbrojtjes dhe tash e sa javë është vënë në kërkim të një qendërmbrojtësi.
Mundo Deportivo shkruan se emri më i pëlqyer nga Ernesto Valverde është David Luiz i Chelseat. Braziliani ka kontratë deri në fund të stinorit me “Blutë” dhe për këtë arsye Barça do të tentojë ta transferojë atë gjatë janarit duke i ofruar Chelseat një shifër më të ulët, por që do të ishte e kënaqshme për ta para se ta humbasin futbollistin si lojtar të lirë në verë. Luiz këtë vit po luan rregullisht në formacionin startues të Chelseat prejse trajner i londinezëve është emëruar Maurizio Sarri.