Deri në sezonin e kaluar, Cristiano Ronaldo ishte golashënuesi më i mirë në Champions League me golat e shënuar për vetëm një klub. Me Real Madridin, sulmuesi portugez kishte shënuar gjithsej 105 gola përgjatë nëntë vitesh në kompeticionin më prestigjioz në Evropë.


Por, tani, këtë rekord e ka thyer Lionel Messi – ”jashtëtokësori” i Barcelonës. Me golin ndaj PSV-së, Messi ka arritur në kuotën e 106 golave për Barcelonën në Champions League. Pra, ai ka lënë pas vetes emra si Cristiano, Raul, Benzema, Muller dhe Del Piero.

Previous Next