Situata politike në Ukrainë mund të ndikojë që ndeshja e paraparë për sot të shtyhet.

UEFA ka njoftuar të martën që dueli i Ligës së Evropës mes Vorskla Poltava dhe Arsenalit mund të luhet në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, ndërsa mbrëmë kjo gjë është konfirmuar nga krerët e qeverisë evropiane të futbollit.


Por ky lajm nuk i ka pëlqyer drejtuesve të klubit ukrainas, të cilët kanë paralajmëruar që ndeshja mund të mos zhvillohet fare. Sipas presidentit të Vorsklas, Roman Chernyak, klubi nuk është i gatshëm për të organizuar një ndeshje në stadiumin Olimpik të Kievit. “Është një mundësi e madhe që mos të luajmë sot. Ata kanë marrë vendimin pa u konsultuar me neve. Momentalisht asgjë nuk është e qartë”, ka deklaruar Chernyak. “Vendimi është marrë mbrëmë dhe e kam të vështirë të komentoj”. “Qëllimi ynë është që ndeshja të luhet para tifozëve tanë. Për këtë kemi shpenzuar para të majme që ta riparojmë stadiumin”. “Jemi të shokuar. Nuk kanë pyetur asgjë, e as nuk na kanë informuar”, ka përfunduar ai.

Previous Next