Raportohet se drejtori i Milanit, Leonardo, është në bisedime me Chelsean për Cesc Fabregas, Gary Cahill dhe Andreas Christensen.

Milani ka mungesa dhe lëndime të shumta në listën e lojtarëve, dhe në afatin kalimtar të janarit pritet të bëjë transferime, sidomos në repartin e mbrojtjes.


Prioriteti kryesor i kuqezinjve është Cesc Fabregas, i cili do të jetë pa kontratë në fund të këtij stinori. Po ashtu edhe 33-vjepari Gary Cahill do të jetë pa kontratë në fund të këtij edicioni, ndërsa Christensen nuk po gjen hapësirë në skuadër, dhe dëshiron që të luajë më shumë.

Previous Next