Xherdan Shaqiri ka premtuar se Liverpool do të qëndrojë në luftë të fuqishme për titull me rivalin Manchester City.

Pas fitores bindëse 3:0 ndaj Watford në ‘Vicarage Road”, Shaqiri mbetet i bindur se ai dhe shokët e tij mund të mbajnë ritmin.


“Ne nuk duhet të shikojmë në City, por vetëm duhet të shikojmë veten dhe të përpiqemi të japim performancën tonë të mirë në fushë dhe të fitojmë lojëra.

Kjo është gjëja më e rëndësishme. Çdo lojë ka historinë e saj dhe ne duhet të shikojmë lojë pas loje dhe të mos shikojmë se ku do të jemi në fund të sezonit”, tha ai. "Kur fitoni lojëra si kjo, ne do të luftojmë deri në fund për shumë gjëra, kështu që unë mendoj se duhet të vazhdojmë të punojmë fort dhe të fitojmë lojëra", shtoi futbollisti i kombëtares zvicerane.


Previous Next